Deputetja e LV-së uron pensionistët: ‘Shëndet e jetë të gjatë, e ndalëm korrupsionin’
07 tetor 2024
| 17:07
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, u ka uruar “shëndet e jetë të gjatë” pensionistëve pas rritjes së pensioneve për 20 për qind.
Këtë rritje ajo e ka quajtur “falë ndaljes së korrupsionit”.
“Politikat e mira dhe mirëmenaxhimi që nga fillimi i mandatit po jep rezultate konkrete. Falë ndaljes së korrupsionit e praktikave të mëhershme, tash është e mundur të ndihmohen shtresat shoqërore e të gjitha kategoritë e qytetarëve, siç përfshihet rritja e sotme e pensioneve. Urime të gjithë pensionistëve të Republikës së Kosovës. Shëndet e jetë të gjatë!”, ka shkruar Grainca në “Facebook”.
Kujtojmë se Grainca kishte fituar mandatin e deputetes me PDK-në, por që ishte larguar nga kjo parti me të marrë mandatin.