Deputetja e LV-së, Zemajt: Ti nuk je njohës, ti këqyr kush çfarë po thotë
17 nëntor 2020
| 14:39
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, në seancën për menaxhimin e pandemisë Covid-19, ka thënë se me qindra orë shtesë nuk janë duke iu paguar punëtorëve shëndetësorë dhe policëve.
Ajo i ka thënë ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, se nuk është njohës i fushës së shëndetësisë dhe se pret e shikon se kush çfarë është duke i thënë.
“Me qindra orë shtesë nuk po paguhen për punëtorët shëndetësorë, për policët. Ju jeni me vite në pushtet, nuk jon krejt për ty ministër se ty mas pakti po t’i adresojë. Nuk je njohës po këqyr çka kush po të thotë. Njerëz nga qeveria jote e kanë degraduar këtë sistem”, ka thënë Mullhaxha-Kollçaku.