Deputetja e Nismës i bën thirrje Qeverisë të ndalojë ndërtimet ilegale të serbëve në veri

02 nëntor 2020 | 13:12

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të veprojë dhe të ndalojë ndërtimet ilegale në veri të vendit dhe të parandalojë kolonizimin modern të kësaj treve.

“Në Zveçan komunë kjo pak kilometra larg urës së Ibrit janë ndërtuar shumë shtepi në një project të financuar nga Serbia i ashtuquajtur Lugina e Diellit e që i dedikohet akomodimit të serbëve, madje për realizimin e këtij projekti as që është kërkuar leje të qeverisja lokale”, ka thënë ajo në debatin parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqipëtarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Deputetja e Nismës ka thënë se së paku 500 prona dhe banesa banimi të shqiptarëve llogaritet se janë të uzurpuara nga serb lokal dhe të ardhur në veri të vendit.

Ndërsa, thotë se banorët shqiptarë, të cilët janë detyruar që për afër 21 vjet të jetojnë me qira në jug të këtij qyteti apo edhe në qytete tjera.

“Prandaj shqiptarët e veriut të Mitrovicës në mes të zhgënjimit, dëshpërimit, pashpresës dhe frikës kanë mbetur pa asnjë mbështetje institucionale dhe janë duke i shitur shtëpitë, banesat dhe pronat e tyre matanë Ibrit”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Sa i përket atyre që kanë marrë guximin për t’u kthyer në trojet e tyre qoftë për të jetuar apo për të rindertuar në vatrat e tyre, sipas deputetes ata janë penguar, provokuar dhe kërcenuar deri në atë masë sa që ka qenë në sprorvë edhe jeta e mirëqënia e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lojtar nga ekipi i parë i Real Madridit ka…