Deputetja e PD-së që pëlqente s*ksin në varkë, opinioniste në “Big Brother VIP 3”

08 janar 2024 | 18:50

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Teksa ditët afrojnë janë zbuluar disa nga emrat e konkurrentëve.

Por krahas konkurrentëve është diskutuar gjatë edhe për opinionistët. Njëri prej tyre thuhet se do të jetë sërish Arbër Hajdari.

Ndërkohë, sipas mediave, opinionistja e dytë do të jetë Oriola Nebijaj, deputetja e PD-së së Lulzim Bashës.

Ky emër është përmendur edhe nga gazetarët Olti Curri, Andi Vrapi, Fatma Haxhialiu dhe Altin Berisha gjatë një “live” në “Instagram”, ku komentuan “Big Brother VIP”.

Nebijaj, e cila tashmë mban mandatin e deputetes ka qenë ish zëdhënëse e PD-së së Bashës.

Ajo është shumë e komentuar dhe në mediat rozë, për deklaratat e saj. Në një intervistë të realizuar më parë, Oriola u pyet se ku është vendi më i çuditshëm ku ka bërë seks.

Nebijaj u përgjigj se vendi më i çuditshëm ka qenë në varkë.

“Nuk kam, nuk kam dhe më vjen shumë keq që nuk kam kështu, është e tmerrshme, një jetë ka njeriu. Varet se çfarë do konsideroje vend të çuditshëm, në varkë?”, tha Nebijaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet kineze thonë se kanë arrestuar një individ që dyshohet…