Deputetja e PDK-së i kërkon kryeministrit të raportojë në Kuvend para takimit në Uashington
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se kryeministri duhet të raportoj në kuvend para takimit në Uashingtoni, ku do të takohet me presidentin e Serbisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se deri me tani kryeministri Avdullah Hoti nuk ka dërguar asnjë kërkesë për seancë që të raportojë shkurtimisht për takimin që do të ndodhë.
Sipas tij, deputetët duhet të informohet paraprakisht për këtë takim.
Postimi i plotë i deputetes së PDK-së:
Gjatë tërë kohës është duke na u thënë se në diskutimet që do të ndodhin me 4 shtator, në takimin e organizuar në Ëashington ndërmjet Kosovës e cila do të përfaqësohet nga Kryeministri dhe Serbisë e përfaqësuar nga Presidenti se do të përfshihen çështjet ekonomike, siç janë vendet e punës dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike në funksion të paqes ndërmjet dy shteteve.
Edhe pak ditë e ky takim do të ndodhë, ndërsa Kuvendi ndodhet në pushim e Kryeministri nuk ka dërguar asnjë kërkesë për seancë që ai të raportojë shkurtimisht për takimin që do të ndodh.
Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë.