Deputetja e PDK-së: A do të raportojë Kurti në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo?
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve që kryeministri Albin Kurti të tregojë në detaje për takimet që kishte në Bruksel.
Në këtë drejtim, ajo ka pyetur kryeministrin se a do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Disa ditë në Bruksel, disa takime atje, por kryeministri ende në heshtje. Pyetja ime për kryeministrin është se a do të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo? Është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve qe kryeministri të tregojë në detaje për takimet në Bruksel, e jo që gjithçka të tentojë të përmbyllë me një status të vetëm në ‘Facebook’”, ka shkruar Musliu-Shoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.