Deputetja e PDK-së: Gërvalla të jap dorëheqje nga pozita që mban, nuk është për këtë punë

08 korrik 2022 | 17:12

Deputetja e PDK, Ariana Musliu Shoshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka keqpërdorur pozitën si ministre e MPJD-së, asistenten e saj dhe vulën shtetërore për t’ia lëshuar vajzës një certifikatë të praktikës për nevoja të shkollimit në Gjermani.

Musliu Shoshi ka shkruar se nëse se një skandal i tillë do të ndodhte në Gjermani, aty ku ajo është rritur, mbrëmja nuk do e zinte më si ministre. Ndërsa, në Kosovë, ministrja Gërvalla edhe po tallet me përgjegjësinë publike dhe llogaridhënien para qytetarëve.

Postimi i plotë:

Donika Gërvalla e paska keqpërdorur pozitën si ministre e MPJD-së, asistenten e saj dhe vulën shtetërore për t’ia lëshuar vajzës një certifikatë të praktikës për nevoja të shkollimit në Gjermani.

Ndërsa, reagimin për këto abuzime institucionale e kishte sikur të ndonjë tekanjozeje dhe jo të një zëvendëskryeministreje apo ministreje të përgjegjshme.Nëse një skandal i tillë do të ndodhte në Gjermani, aty ku ajo është rritur, mbrëmja nuk do e zinte më si ministre.

Ndërsa, në Kosovë, ministrja Gërvalla edhe po tallet me përgjegjësinë publike dhe llogaridhënien para qytetarëve.Çdo ditë po iu qepon diplomatëve, duke e rrënuar politikën e jashtme të ndërtuar me shumë sakrificë plot 14 vjet shtet.

Ndërsa, publikimet e skandaleve të saj, po i kategorizon si “qepime” mediale.Si një deputete e opozitës do të duhej të isha e lumtur që një ministre si Donika Gërvalla është në krye të MPJD-së, pasi që është burim i pashtershëm i skandaleve.

Por, nuk jam, sepse e ndjej thellësisht përgjegjësinë institucionale dhe ia dua të mirën shtetin tim, prandaj ministrja Gërvalla duhet të lëshojë rrugë dhe ta lirojë vetë pozitën që po e mban, pasi që nuk është për këtë punë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Shqiptarët të hënë pritet të vendos për shkëputjen…