Deputetja e PDK-së, Gërvallës: Çfarë i the Al-Malikit kur kërkoi zhvendosjen e ambasadës nga Jerusalemi?

06 prill 2022 | 12:32

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas takimit që kryediplomatja Donika-Gërvalla Schwarz kishte zhvilluar me homologun e saj nga Palestina, Riyad Al-Maliki, e të cilin vetë Gërvalla e kishte mbajtur të fshehur.

Musliu-Shoshi ka thënë se ministrja Gërvalla duhet të tregojë se cila ka qenë përgjigja e saj ndaj kërkesës së Al-Malikit të Palestinës, që Kosova të zhvendos ambasadën nga Jerusalemi në Tel Aviv në rast se dëshiron të ketë raporte me Palestinën.

“Nëse e lexojmë postimin e ministrit palestinez e kuptojmë deri diku heshtjen e Donikës, e megjithatë duhet t‘i shtrojmë një pyetje ministres tonë: Cila ishte përgjigjja e saj në kërkesën e Palestinës për heqjen e Ambasadës së RKS-së nga Jerusalemi?”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Reagimi i plotë i Musliu-Shoshit:

Cicërimat e diplomacisë së heshtur të ministres Gërvalla-Schwarz!

Në raportimin e fundit të Ministres së Punëve të Jashtme para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dëgjuam deklaratën e të bërit diplomaci të heshtur. Në këtë kuadër, me siguri llogaritet edhe takimi i saj me homologun e saj palestinez, z. Al-Maliki.   Nëse e lexojmë postimin e ministrit palestinez e kuptojmë deri diku heshtjen e Donikës, e megjithatë duhet t‘i shtrojmë një pyetje ministres tonë: Cila ishte përgjigjja e saj në kërkesën e Palestinës për heqjen e Ambasadës së RKS-së nga Jerusalemi?

Ministri palestinez ia konfirmon Donikës edhe miqësinë e ngushtë me Serbinë. Duke e ditur që qëndrimi i Palestinës gjithmonë ka qenë kundër pavarësisë sonë, Donika e ka për obligim ta njoftoj opinionin publik për takime të tilla, diskutimet në to dhe pritshmëritë nga të tilla takime.

Por, ja që Donika heshtë e homologu i saj e deklaron publikisht takimin, duke e pasqyruar vetëm versionin e tij.

Donikë, kjo nuk është diplomaci e heshtur, kjo çfarë po bënë ti është diplomaci regresive pasojat e së cilës shteti jonë gjatë do të i vuaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta franceze La Tribune raporton se kompania franceze e prodhimit…