Deputetja e PDK-së i drejtohet dikujt nga LV-ja në Kuvend: Veç mshele ti!
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floreta Zejnullahu me të përfunduar fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, i është drejtuar dikujt nga Lëvizja Vetëvendosje me fjalët “veç mshele ti”.
Ajo në fjalën e saj ka përmendur zyrtaren e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, duke thënë se deputetët e partisë në pushtet i nënshtrohen asaj.
“Mua më vjen keq që ju si deputet të pozitës që keni marrë besim nga qytetarët, inënshtroheni diktatit të Dejona Mihalit, jeni shndërruar në përfaqësues të Dejonës.” – ka thënë Zejnullahu.
Ajo ka shtruar edhe disa pyetje që kishin të bënin me nënshtetësinë e dhënë Mihalit, duke pyetur se çfarë interesi ka pasur Kosova me këtë rast.
Në fund ndërkaq, ka tërhequr vëmendjen një fjali e thënë nga Zejnullahu. Ajo iu drejtua dikujt nga Lëvizja Vetëvendosjes me: “Veç mshele ti”.