Deputetja e PDK-së i reagon VV-së: Në Kosovë ditë zie, ata në fushatë në Maqedoninë e Veriut
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, u ka reaguar zyrtarëve shtetërorë nga Lëvizja Vetëvendosje që shkuan në fushatën elektorale për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Musliu ka përmendur se sot në Kosovë ka qenë ditë zie.
“Mashtrues e hipokrit! Shpallin “Ditë Zie” në Kosovë dhe shkojnë në fushatë elektorale në Maqedonin e Veriut!” – ka shkruar ajo.
Deputetja ka përmendur që askush nuk ka marrë përgjegjësi për dështimin për të siguruar mjedis të sigurtë për gratë.
“Askush prej tyre deri më tani nuk morën përgjegjësinë kër këtë dështim. Të paktën llogaridhënie përmes dorëheqjes morale. Në vend të kësaj, dje dhe sot, pamë dhe dëgjuam fjalime për punën e tyre të dobët në luftën kundër dhunës dhe vrasjes së grave.” – ka thënë ajo.
Postimi i plotë: