Deputetja e PDK-së ia lëshon Kurtit një incizim të vitit 2011: A po e njeh veten (video)
03 nëntor 2023
| 15:52
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ia ka lëshuar Kurtit në seancën e Kuvendit një incizim me kushtet që Kurti i kishte vendosur për t’iu kthyer dialogut me Serbinë dhe një fjalim të vitit 2011 për “Zajednicën”.
Ajo i ka thënë se po i lëshon deklarata të tillë për t’ia kujtuar kryeministrit Albin Kurti se ku ishte dhe ku është sot.
Musliu-Shoshi e ka pyetur Kurtin nëse e njohu veten në atë incizim.