Deputetja e PDK-së ia rendit ‘skandalet’ ministres Gërvalla
10 dhjetor 2023
| 13:24
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka folur për zhvillimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD)
Ajo me një intervistë për “Lajmin” ka listuar shkeljet ligjore dhe “skandalet” që janë duke ndodhur në ministrinë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla-Schwarz.
Musliu-Shoshi ka treguar se në MPJD ka edhe “hakmarrje politike” të bëra vet Gërvalla.
Përkundër faktit se është një nga ministritë më të rëndësishme, sipas saj ky dikaster shtetëror është duke e humbur “kredibilitetin” dhe kjo do të i kushtojë shumë Kosovës.