![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/Ariana-Shoshi1.jpg)
Deputetja e PDK-së infektohet me Covid-19
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ajo lajmin e ka bërë me dije përmes një reagimi në “Facebook”, ndërsa thotë se nga sot, për dy javët në vazhdim do të jetë në izolim, përcjellë Klan Kosova.
Postimi i plotë i saj:
”Të dashur miq,
Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maskën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale.
Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!”.