Deputetja e PDK-së: Jemi të lënduar pa kryetarin Veseli, megjithatë do të dalim krenarë para sovranit

22 dhjetor 2020 | 15:53

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti kjo parti do të dal krenare para popullit.

Ajo ka thënë se do të garojnë me ofertën e ndërtuar nga kërkesat e qytetarëve dhe jo nga egot personale.

“Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse e lënduar pa kryetarin e saj, megjithatë, do të dal krenare para sovranit! Megjithëse përballemi me sfidën më të madhe pas çlirimit, ajo asnjëherë nuk reflektoi mungesë përkushtimi në detyrën tonë ndaj qytetarit. Tekefundit, i vetmi projekt mbështetës i realizuar gjatë gjithë kohës së pandemisë mbetet Ligji për rimëkëmbje, të cilën PDK e mundësoi nga opozita”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Deliu-Kodrës:

Në periudhën më kërcënuese për jetën e qytetarëve që prej përfundimit të luftës, kur pandemia vazhdon të rrezikojë çdo ditë jetë njerëzish, vendi u katandis në jofunksionalitet nga koalicionet e papërgjegjshme, të cilët dëshmuan se qytetarin e konsiderojnë vetëm si subjekt të tyre. Më shumë prodhuan ide e shpenzuan energji në përplasjet politike mes vete sesa me virusin që vazhdon të rrezikojë jetë njerëzish çdo ditë.

Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse e lënduar pa kryetarin e saj, megjithatë, do të dal krenare para sovranit! Megjithëse përballemi me sfidën më të madhe pas çlirimit, ajo asnjëherë nuk reflektoi mungesë përkushtimi në detyrën tonë ndaj qytetarit. Tekefundit, i vetmi projekt mbështetës i realizuar gjatë gjithë kohës së pandemisë mbetet Ligji për rimëkëmbje, të cilën PDK e mundësoi nga opozita.

Ne do të garojmë, si gjithmonë, me ofertën e ndërtuar nga kërkesat qytetare dhe jo nga egot personale të ambalazhuara me premtime megalomane të mashtrimit, sepse vota e fituar me mashtrim është votë e marrun me dhunë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas…