Deputetja e PDK-së kërkon dorëheqjen e drejtorit të policisë dhe ministrit të Brendshëm
08 prill 2022
| 22:00
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Shkak i kësaj kërkese të Musliut janë bërë arrestimet e shumta të pjesëtarëve të policisë.
“Pas arrestimit të numrit të madh të policëve, nuk ka me kuptim që edhe më tutje të ushtrojnë detyren e tyre, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ministri i Punëve të Brëndshme Xhelal Sveçla. Dorëheqja e tyre do t’i bënte nder Policisë së Kosovës, Kosovës dhe vet Mehmetit e Sveçlës”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në “Facebook”.