Deputetja e PDK-së kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi,
bazuar në rrethanat e krijuara nga pandemia e koronavirusit, ka kërkuar nga presidenti i vendit që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë.
“Konfirmimi i katër rasteve të reja me coronavirus e ka rritë në nëntë numrin e përgjithshëm të infektuarve, ndërsa ende nuk shihet seriozitet i institucioneve qeveritare. Papërgjegjesia dhe neglizhenca e qeverisë sjelli rritjen e numrit të infektuarve me coronavirus #Covid19. Presidenti i Republikës së Kosovës, sa më parë ta shpallë Gjendjen e Jashtëzakonshme në konsultim edhe me institucionet e tjera, sepse për ditët dhe javën që po vjen, gjendja është duke u bërë kritike. Të infektuarit veç po rriten, ndërsa shërbimet janë duke u zvogëluar”, ka shkruar Musliu – Shoshi në profilin e vet në “Facebook”.