Deputetja e PDK-së: Kurti ëndërroi të ishte në opozitë, bashkë me Sveçlën ta shkatërronin pronën publike

29 dhjetor 2022 | 12:25

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të dëshironte që të ishte në opozitë, në mënyrë që të protestonte për zhvillimet në veri të vendit.

Sipas saj, Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të hidhnin molotova duke e shkatërruar pronën publike.

“A ëndërrove që je opozitë e me të dhezë sot me protestë, me mbush sheshin me pankarta ‘tradhtar’, ‘kriminelët në burg’, ‘Jo negociata, Vetëvendosje!’. Mundësisht, bashkë me Xhelalin, me molotova me shkatërru pronën publike e me gurë me e godit policinë”.

“Po në realitet je kryeministër që nuk je ‘në ngjarje’ çka po ndodh, anipse e mban Këshillin e Sigurisë Kombëtar, e vet i emëron drejtorin dhe inspektorin e AKI-së. Prapë viktimizohesh e vajton. Militanta, kthjelluni, tash duhet me votu Albinin 80% që me pas mundësi krejt ndryshimet me i sjellë në këtë vend, me i pru barrikadat deri në Prishtinë”, ka shkruar Shoshi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero po kërkohet nga…