Deputetja e PDK-së, Kurtit dhe Gërvallës: Propagandën e mashtrimin ruajeni për konsum të brendshëm
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj letrës që ekzekutivi e ka adresuar te presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.
Ajo ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe krye diplomatja Donika Gërvalla që propagandën ta ruajnë për konsum të brendshëm.
“Albin e Donikë, propagandën e mashtrimin ruajeni për konsum të brendshëm, nuk iu ecë me shtetet e KiE-së! E para, dhe më e rëndësishmja adresimi i letrës është gabim sepse APKiE e ka dhënë qëndrimin! E dyta, të anëtarësohesh në një organizatë duhet të tregosh seriozitet si shtet dhe jo shtet me surpriza pasi përçon pamaturi dhe kjo dëmton perceptimin që Kosova me vështirësi e ka ndërtuar, atë të shtetit serioz. Prandaj këto lëvizje e qëndrime të çoroditura janë shembuj jo ndihmës për një imazh të shtetit serioz. Maturia dhe pjekuria është një kriter i rëndësishëm i konsolidimit të shtetit”, ka shkruar Musliu-Shoshi në “Facebook”.
Më tutje, Musliu-Shoshi ka propozuar që mos të marren hapa ku i thuhet “KiE-së se u treguan të gatshëm dhe përsëri ju nuk morët vendim”.
Aleatët, sipas saj janë besnik ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj.