Deputetja e PDK-së, Kurtit dhe ministrave të tij: Jepni dorëheqje, lëreni këtë farsë koti

15 prill 2025 | 14:44

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas ndërprerjes se seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Ajo ka kërkuar nga Albin Kurti që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Deliu-Kodra ka shkruar në “Facebook” se me veprimet e tij Kurti po bën përpjekje për të zvarritur formimin e institucioneve të reja.

“I zgjedhuri nuk mund të jetë edhe kryeministër edhe ministër edhe deputetë i Kuvendit të Kosovës, pikë. Është kundër Kushtetutës, kundër ligjit që e kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje. Është përpjekje e hapur për të zvarritur themelimin e institucioneve të reja. Jepni dorëheqje e lëreni këtë farsë koti”, ka shkruar Deliu-Kodra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë ditë pas garës së jashtëzakonshme në Japoni, ku triumfoi…