Deputetja e PDK-së, Kurtit: Para se të raportosh për ‘Zajednicën’ duhet të kërkosh falje
03 nëntor 2023
| 11:24
Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka dërguar një porosi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Musliu-Shoshi ka kërkuar nga Kurti që para se të fillojë raportimin për takimet e fundit në Bruksel, të kërkojë falje.
“Albin, para se me raportuarsot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërkuar falje të gjithë atyre që ti i ke cilësuar tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra! E mbi të gjitha borxh e ke me i kërkuar falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qëndruar në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për kauzat e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet! Herët a vonë, gjynahet të zënë!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.