Deputetja e PDK-së: Leonora Jakupi shkakton ‘tërmet’ në Serbi
15 shkurt 2022
| 12:45
Këngëtarja Leonora Jakupi së fundmi ka publikuar këngën e saj më të re e cila titullohet “Komandant”.
Kënga i është kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Kënga e saj nuk është pritur mirë nga mediat serbe të cilat në artikujt e tyre e kanë cilësuar si skandal.
Këto raportime nga ana e portaleve serbe kanë bërë që të reagojë edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila në llogarinë e vet në “Instagram” ka postuar disa tituj të mediave serbe.
Teksa ka postuar këta tituj, deputetja ka shkruar se “Leonora Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën ‘Komandant’”.