![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/blerta-deliu.jpg)
Deputetja e PDK-së: LV-ja terrorizonte institucionet dhe shoqërinë kundër marrëveshjeve me Serbinë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë të martën se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje (LV) për vite më radhë “kanë terrorizuar institucionet dhe shoqërinë”, për marrëveshjet me Serbinë që i cilësonin “tradhti”, ndërsa tani po i nënshkruajnë ato – po të njëjtat.
“Të njëjtat marrëveshje për energjinë, Vetëvendosje dikur i propagandonte si ‘akte tradhtie e nënshtrimi ndaj Serbisë’ si dhe marrëveshje që fusnin operatorin e Serbisë (‘Elektrosever’) në Kosovë duke dezintegruar sistemin energjetik të Kosovës”, ka shkruar Deliu-Kodra në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 21 qershor në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) do t’ia jap licencën kompanisë “Elektroserver” që të grumbullojë faturat e serbëve të veriut.