Deputetja e PDK-së për deklaratat e Borrellit: Janë në linjë me pretendimet skandaloze të Speciales
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të lartë i BE-së, Josep Borrell, lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Deliu përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se deklaratat e Borrellit janë në linjë me pretendimet skandaloze të Gjykatës Speciale.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se kjo është një dëshmi që BE-ja tashmë është pozicionuar jo për një gjyq fer dhe të paanshëm të krerëve të UCK-së, por me pretendimet skandaloze të Prokurorisë.
“Deklaratat e Borrellit janë në linjë me pretendimet skandaloze të Prokurorisë së Dhomave Specializuara të Kosovës. Një dëshmi që BE-ja tashmë është pozicionuar jo për një gjyq fer dhe të paanshëm të krerëve të UÇK-së, por me pretendimet skandaloze të Prokurorisë”, ka shkruar Deliu-Kodra.