Deputetja e PDK-së për Gërvallën: Kjo e kënaqi punën e vet, tash po fol edhe në emër të ndërkombëtarëve
29 shtator 2023
| 10:26
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë pas ngjarjeve të fundit në veri Asociacionin është çështje e vdekur.
Në “Facebook”, Musliu ka ironizuar me kryediplmaten duke thënë se Gërvalla e ka kënaqur punën e saj.
“Kjo e kënaqi punen e vet, tash i ka dal rënd me folë edhe në emër të ndërkombëtarëve! E shpifur!”, ka shkruar Musliu.