Deputetja e PDK-së për sulmet e VV-së ndaj mediave: Krejt dhe drejt e fundosët të ardhmen
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka dalë në mbrojtje ndaj mediave, pas sulmeve të pushtetit me shkrime skandaloze të publikuar në RTK.
Ajo ka thënë se VV-ja “krejt dhe drejt e fundosën të ardhmen”, duke shtuar se shteti po rrëshqet drejt autokracisë.
Reagimi i saj:
#KREJTdheDREJT e fundosët të ardhmen!
Ky shtet po rrëshqet drejt autokracisë, e me çdo kusht po tenton rrënimin e demokracisë!
Kapja e RTK-së nga kjo qeveri ishte mjeti kryesor për të shantazhuar të gjithë ata që e flasin dhe shkruajnë të vërtetën. Mbrëmë nga po ky medium u tentua të linqohen gazetarë e mediume që fuqishëm dëshmojnë çdo ditë të vërtetën.
Por, kot e kanë, dielli me shoshë nuk mbulohet. Nuk do të ndalemi duke dëshmuar çdo ditë shkatërrimin e degradimi që po ia bëni vendit çdo ditë.