Deputetja e PDK-së: Qeveria Kurti diasporën e sheh vetëm si votë!
Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për Front Online lidhur me vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë së Kosovës.
Deputetja Musliu-Shoshi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se diasporën e sheh vetëm si votë.
Ajo thotë se Qeveria as shërbimet bazë nuk jua ka ofruar diasporës.
“Kjo qeveri edhe diasporën provon ta manipulojë, por në fakt as shërbime bazë nuk ju ka ofruar, përkundrazi! Mërgimtarët tanë është dashur të presin me muaj të tërë për dokumente udhëtimi, d.m.th. shërbimet konsulore kanë qenë në pikën më të dobët e mos të flasim që ka pas edhe mungesë të prodhimit të pasaportave e janë detyruar që edhe për raste emergjente familjare të mos kenë mundësi te vijnë. E ka zbehë arsyen dhe dëshirën e diasporës që të na vizitojnë, ka thënë ajo.