Deputetja e PDK-së: Qeveria Kurti po vazhdon të nxisë urrejtje ndaj Shqipërisë

15 qershor 2022 | 14:55

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, ka thënë të mërkurën se Qeveria Kurti po vazhdon të nxisë urrejtje dhe armiqësi për Shqipërinë.

Deklarata e Deliut vjen pasi deputeti në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli e ka cilësuar i Edi Ramën “zëdhënës i Qeverisë së Serbisë”.

“Po vazhdon zelli i kësaj mazhorance për të nxitur urrejtje e armiqësi me Shqipërinë.  Po kur kryeministri ynë amnistoi Vuçiqin për kohën kur i shërbente Millosheviqit dhe udhëhiqte propagandën serbe kundër shqiptarëve, e cila frymëzonte dhe nxiste gjenocidin në Kosovë, zëdhënës i kujt ishte Kurti? Ne mund të mos pajtohemi në çështje të caktuara me Shqipërinë, por kjo nuk guxon të përdoret si pretekst për të prodhuar tensione artificiale me shtetin shqiptar. Secilën çështje të diskutueshme duhet ta diskutojmë si dy vende vëllazërore për të sinkronizuar qëndrimet që ndihmojnë Kosovën sidomos në arenën ndërkombëtare. Shqipëria mbetet përkrahësja më besnike e Kosovës, kudo që ajo përfaqësohet”, ka shkruar ajo një llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Prej Skenderi del beteri...: Në…