Deputetja e PDK-së: S’ka javë që një ministër nuk paraqitet para organeve të drejtësisë, marre
19 nëntor 2024
| 14:33
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se për çdo javë nga një ministër i qeverisë Kurti paraqitet para organeve të drejtësisë.
Duke e komentuar paraqitjen e sotme të kryediplomates Donika Gërvalla para gjykatës, ajo ka thënë se është e turpshme që Gërvalla e përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Për besë, MARRE! S’ka javë që s’ke ministër para organeve të drejtësisë! Edhe më e turpshme kur Ministrja për Punë të Jashtme dhe ZVKM që na përfaqëson në botë, e në të cilën i ka dyert e mbyllura, gjendet në karrigen e të akuzuarit! TURP!”, ka shkruar Musli-Shoshi në “Facebook”.