
Deputetja e PDK-së viziton familjen e Mujë Krasniqit dhe Sylejman Selimit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka zhvilluar një vizitë në familjen e Mujë Krasniqit dhe Sylejman Selimit.
Bashkë me të ishte edhe Kimetja, bashkëshortja e komandantit Ilaz Kodra.
Postimi i plotë i Blerta Deliut në llogarinë e saj në “Facebook”:
Bashkë me Kimeten, bashkëshorten e komandantit Ilaz Kodra ishim në vizitë në familjen e Mujë Krasniqit dhe të Sylejman Selimit ku biseduam gjatë e për shumëçka me nënat e sakrificës, nënën Shehide dhe nënën Nurije.
Në ditë të tilla të dhimbjes dhe krenarisë duhet të kujtojmë njerëzit tanë që dhanë gjithçka nga vetja për liri, por edhe të respektojmë vullnetin e familjeve të tyre për të punuar për një të ardhmen më të mirë.
Familja Krasniqi dhe Selimi janë familje meritore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!