Deputetja e PDK-së: Vjosa Osmani, a je presidente edhe e gazetarëve dhe mediave
18 prill 2021
| 11:18
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka pyetur presidenten Vjosa Osmani se a është presidente edhe gazetarëve dhe mediave.
Këtë reagim deputetja e PDK-së e ka bërë pasi dje Osmani nuk e ka thënë asnjë fjalë lidhur me intervistimin që policia u ka bërë gazetarëve të Insajderit, për shkak të një raportimi që nuk i pëlqu pushtetit.
“Vjosa Osmani, a je presidente edhe e gazetarëve dhe medias???
Dje u cenua rënd liria e medieve në Kosovë, Ti heshte Presidente”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në “Facebook”.