Deputetja e Vetëvendosjes paralajmëron protesta
16 shtator 2018
| 22:43
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se protestat janë bërë të domosdoshme si shkak i ngjarjeve të fundit politike në vend.
“Kur mazhoranca uzurpon Kuvendin dhe nuk lejon mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të ndaluar lojën e rrezikshme të Thacit me sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit demonstratat gjithë popullore bëhen të domosdoshme”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e saj në “Facebook”.