Deputetja e VV-së: Qeveria do të dalë faqebardhë, opozita e bashkuar kundër saj, siç i leverdisë Serbisë
Deputetja e VV-së, Tinka Kurti, ka thënë se askush nuk po lutë për unitet por që unitet pati nga opozita kundër Qeverisë, që i leverdisë Serbisë në këto momente.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës do të dalë faqebardhë pasi është në të drejtën e saj dhe e ka mbështetjen unitare të qytetarëve.
Postimi i saj i plotë:
Në fund askush nuk po lutë për unitet. Shkrepeni krejt arsenalin këtu. Mos e ruani asnjë fishek. Por çështja e unitetit u tematizu pikërisht se pati unitet të krejt opozitës. Pra, unitet kundër Qeverisë së Kosovës e bash qysh i lëverdis Serbisë në këto momente.
Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës do të dalë faqebardhë. Jo veç pse ka fuqinë e plotë si shtet por se është krejtësisht në anën e drejtë e demokratike. Dhe shumë e rëndësishmja, e ka mbështetjen unitare të qytetarëve.