DEPUTETJA E ZIADIN SELES NË KOSOVË, DOARSA KICA XHELILI NDRON PARTI

09 shtator 2022 | 15:31

Deputetja e Ziadin Selës në Kosovë, Doarsa Kica Xhelili, pas tërheqjes e dorëheqjës së tij nga Kryetari i partisë, ndrron grup parlamentar e ndrron parti, nga dëshprimi për humbjen e thellë të partisë Aleanca Shqiptare e Ziadin Selës ne Maqedoni.

Është bërë bujë e madhe në Kosovë, dhe askush nuk merret këtu në Tetovë me transferin e deputetes se Selës, veleshtaren strugane Doarsa Kica Xhelili.

Të gjithë duhet ta mbajmë në mend shkuarjen e Ziadin Selës në Kosovë dhe pjesmarrjen e tij në fushatën zgjedhore të VV-së e GUXO dhe veçanërisht sfilaten e tij në shehshin qendrorë të Prishtinës me kandidaten për deputete të Kuvendit të Kosovës Doarsa Kica Xhelili.

Dikur besonte fuqishëm Sela se duhej ta kishte deputeten e tij në kampin e aleatit të tij më të madh VV, që do ta ndihmonte të fitonte në garen zgjedhore kunder BDI-së e të vinte në pushtet në Maqedonine e Veriut.

Fiaskoja zgjedhore e Selës në zgjedhjet në Tetovë, dhe largimi i tij përfundimisht nga politika, shihet qartë edhe me ndryshimin e kursit politik te deputetes se tij në Kosovë, e cila me bujë të madhe kaloi nga grupi parlamentar i VV-së, e nga GUXO në atë të LDK-së.

Doarsa është realitet i dëshprimit politik të shefit të saj këtu në Maqedoni dhe jo i vetëdijes dhe guximit kualitativ të saj në Kosovë.

Prof. Mentor Dauti
Tetovë.
09.09.2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve po…