Deputetja Emilia Rexhepi do ta votojë Kurtin për kryeministër
01 dhjetor 2019
| 14:12
Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi do ta votojë Albin Kurtin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Lajmin e ka bërë me dije Kurti në llogarinë e vet në “Facebook” pas takimit me deputeten Rexhepi.
“Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në ‘Ambient’ të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd. Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën”, ka shkuar Kurti.
/Epoka e re/