Deputetja Evgjeni Thaçi reagon ndaj fjalimit të sotëm të Osmanit në Kuvend
12 qershor 2020
| 13:01
Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Evgjeni Thaçi, ka reaguar ndaj fjalimit të kryetares së Kuvendit të Kosovës me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas deputetes Thaçi nuk e përmendi UÇK-në.
“Vjosa Osmani, sot mund edhe mos ta përmendesh Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mund edhe ta mohosh atë, por kjo veç sa e rrit legjendën dhe lavdinë e gjithë atyre djemve e vajzave që dhanë gjithçka për këtë liri që të gjithë e gëzojmë. Vjosa Osmani, sa e vogël je!”, ka shkruar Evgjeni Thaçi.
(M.Q / Epoka e re)