Deputetja Halimaj: Rasti në Drenas lëkundi shtyllat e shtetit
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur në Drenas është një lëkundje e etikës profesionale, shoqërisë dhe e shtyllave të shtetit.
Halimaj ka thënë në seancën e jashtëzakonshme parlamentare se me keqardhje ky rast është tronditës e çnjerëzor, një krim ky zinxhirorë ku viktimë u bë një fëmijë.
“Hallka e parë e këtij krimi është shkolla që duhet të jetë shtëpi e dijes, edukimit dhe e emancipimit, por jo. Për fatin e saj mizorë u bë shtëpi e torturës, shantazhit dhe e përdhunimit. Me shpresë se do t’i jepte fund mizorisë, kërkoi ndihmë në shtëpinë e dytë, hallka e dytë që duhet të jetë shtëpi e mbrojtjes, e ndihmës, e sigurisë, jo që nuk ia dha dënimin meritor krimit të denoncuar, por në vend të mbrojtjes e vazhdoj dhunimin duke keqpërdorur uniformën mbrojtëse të shoqërisë tonë. Duke u munduar që t’i fshehin gjurmët e dy krimeve, hallkat e tretë i mbylli sytë”, ka thënë Halimaj.
Ajo ka thënë se bashkërisht duhet të identifikohen dhe të dalin pa drejtësisë abuzuesit e dhunimit seksual.
Halimaj ka kërkuar gjithashtu që në rezolutë të përfshihet dhe kërkesa për heqjen e licencës së mësimdhënësit dhe të gjithë mësimdhënësve kur kanë raste të tilla abuzive. Si dhe të gjithë mjekëve të përfshirë në këso lloj aferash t’u merren licencat dhe gjithashtu të gjithë policët që përfshihen në skandalet e tilla të mos kenë të drejtë kurrë të ushtrojnë atë profesion. /Rtklive/