Deputetja Haxhiu: Fitorja e AAK-së, e padiskutueshme
24 korrik 2019
| 16:13
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka thënë se fitorja e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është e padiskutueshme.
“Fitorja e AAK-së në këto zgjedhje është e pa diskutueshme,prandaj edhe e drejta për ta zgjedhur partnerin qeverisës do t’i takoj AAK-së. Ata që po proklamojnë gjepura dhe po e fyejnë Kryeministrin Haradinaj e kanë të qartë se kush do të fitoj. Prandaj edhe vajtimet e Avdullah Hotit po e tregojnë pafuqinë e tij edhe brenda LDK-së , e lëre më për Kosovën”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/