Deputetja Haxhiu kërkon të falen të gjithë qytetarët që u dënuan gjatë pandemisë
11 qershor 2020
| 13:21
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të falën të gjithë qytetarët që u dënuan gjatë periudhës pandemike, si pasojë e shkeljes së masave të izolimit.
Ajo ka deklaruar se ato masa ishin kundërkushtetuese, prandaj, sipas saj, dënimet janë të paligjshme.
Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit ka kërkuar edhe dëmshpërblimin e qytetarëve, mirëpo sipas saj, më e pakta që mund të bëhet është falja e atyre dënimeve.