Deputetja Haxhiu: PDK-ja po fundoset politikisht
13 gusht 2019
| 17:53
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se PDK-ja është duke u fundosur politikisht.
“PDK-ja po fundoset politikisht andaj prej dhimbjes së madhe që i ka kapluar, po qesin shqelmat e fundit! Lëvizja Vetëvendosje është shpresa e vetme për vendin dhe qytetarët”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të zyrtarëve të PDK-së për takimin Kurti-Mustafa.
/Epoka e re/