Deputetja Haxhiu: Shfrenimi i Albin Kurtit nuk ka të ndalur
Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se edhe pse i shkarkuar me mbi dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, shfrenimi i Albin Kurtit nuk ka të ndalur.
“Shkelje të Kushtetutës nga mania për të qenë ‘perandori’, vendime të vazhdueshme në orët e mesnatës e shkarkime bordesh. Skandaloz emërimi i tyre nga njerëz të VV-së. Ky është ‘vizioni’ i tij për shtetndërtim. Këto veprime kundërligjore nuk janë vetëm elemente të qarta të kapjes së shtetit nga ‘emisarë politikë’,por cenojnë rëndë integritetin dhe kredibilitetin e njerëzve profesionistë nëpër ato borde, të zgjedhur edhe në koordinim me partnerët tonë ndërkombëtarë”.
“E për të qenë skandali akoma edhe më i vrazhdë, mjafton të lexojmë deklaratat pa kripë, të Rozeta Hajdarit, kur thotë se këto borde janë të përkohshme dhe emergjencë e pranverës. Ç’farë “shpikje” është kjo? Prandaj zhgënjimi i atyre që të besuan,veç sa ka filluar. ‘Shpresa’ e 26 për qind nuk kthehet kështu. Kështu vepron ai që pushtetin e do më shumë se Shtetin”, ka shkruar deputetja Haxhiu.
/Epoka e re/