Deputetja Idrizi kërkon të përkrahen të mbijetuarat e dhunës seksuale

09 mars 2020 | 12:50

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Valdete Idrizi, në seancën e Kuvendit kushtuar viktimave të dhunës seksuale të luftës në Kosovës, ka thënë se personat që i kanë përjetuar këto krime duhet të flasin dhe jo të heshtin.

Idrizi ka thënë se këta përsosna nuk duhet të paragjykohen.

“Janë 365 ditë që duhet të punojmë për gruan, për ata që janë të zhdukur, për ata që janë të mbijetuar të dhunës seksuale. Secila grua ka histori të sakrificës. Sa gra janë që nuk ua kemi dëgjuar historitë, dhe tua dokumentojmë atë tmerrin që e kanë përjetuar. Shumica e këtyre grave dhe burrave akoma nuk kanë folur por kanë heshtur”, është shprehur Idrizi.

Ajo ka thënë se viktimat e këtyre krimeve duhet të mbështetën nga të gjithë.

“Ne i kemi quajtur histori turpi. Në vend se kjo të rendojë mbi kryesit e vepra, ka rënduar mbi viktimat. Ne duhet ta luftojmë paragjykimin dhe viktimat. Neve na bën nder kur ne i mbështesim viktimat dhe jo kur i paragjykojmë. Sepse kemi mundur ne të jemi ne në vend të tyre. Serbia akoma nuk i pranon këto mizori. Nuk duhet të lejojmë që këto krime t’i lënë vetëm këto viktima, duhet t’i mbështesim”.

“Kemi pasur rrugëtim të vështirë deri në krijimin e Komisionit qeveritar për njohjen e statusit për të mbijetuarat e dhunës seksuale. Ky komision duhet ta gëzojë një mbështetje të nevojshme, në mënyrë që ta përmbyllim mirë këtë proces shtetëror. Bëj thirrje që qeveria të jap mbështetjen e nevojshme”.

“Shifrat janë shqetësuese për ata dhe ato që po refuzojnë që të paraqiten që ta fitojnë këtë status. Unë ju bëjë ftesë që të gjithë viktimat e këtyre krimeve të aplikojnë dhe të mos hezitojnë. Ky proces është konfidencial. Konfidencialiteti është i garantuar me ligj. Dhuna seksuale është krim. Duhet ta themi pa ndalë derisa kryesit të marrin dënimin e merituar”, ka deklaruar Idrizi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka thënë se Vasfije…