Deputetja Izmaku kërkon nga mërgimtarët të kenë kujdes në komunikacion
02 gusht 2018
| 17:35
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që të shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të aksidenteve me fatalitet në komunikacion
“Jam e pafjalë dhe e tronditur! Kryeministër i nderuar, ose shpalle gjendje të jashtëzakonshme ose rishikojë atë taskë forcë dhe krejt organizimin e punëve në polici! Diçka me neve në rregull nuk është! Si të ishim në luftë! Sa të hap një portal lajmi për vdekje në trafik! Mërgimtarë të dashur, kujdesuni për veten në rrugë sepse ne s’po dimë ose s’kemi mundësi më shumë! Ngushëllime familjeve të prekura, dhimbje për të gjithë!”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e saj në “Facebook”.