Deputetja Izmaku: Suedia gjithmonë ka qëndruar afër Kosovës
02 prill 2019
| 18:15
Kryetarja e Grupit të Miqësisë Kosovë-Suedi dhe deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka thënë se shteti suedez ka qëndruar gjithmonë afër Kosovës, duke përfshirë edhe kohën e luftës së fundit.
“U ndjeva e nderuar sot në cilësinë e kryetares së Grupit të Miqësisë, në mes dy parlamentare Kosovë – Suedi, kur dita ime filloi me një mike, siç e kemi ambasadoren e Suedisë, në vendin tonë, znj. Karin Nernmarck! Bashkë me koleget e mia deputete dhe kolegët, ishim në vizitën e parë si grup i miqësisë Kosovë-Suedi! Suedia qëndroi afër nesh si komb dhe si shtet, që nga ditët e renda të luftës dhe vazhdoi me përkrahjen e shtetësisë sonë dhe shumë projekte tjera!”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/