Deputetja Izmaku takon ambasadorin O’Connell
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku është takuar të mërkurën me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell.
Me këtë rast, ajo ka thënë se ambasadori O’Connell është ura më e mirë lidhëse në mes të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.
“Takim miqësor me mikun e madh të Kosovës ambasadorin anglez, Ruairi O’Connell. Historikisht shteti anglez ka qenë krah vendit tonë drejt arritjes se aspiratave tona si popull për liri dhe pavarësi. Sot ndihma e këtij shteti është edhe me e madhe dhe me e drejtpërdrejtë. Ruairi O’Connell është ura më e mirë lidhëse mes dy shteteve. Prej vitesh kontributi i tij në marrëdhëniet mes dy vendeve është i jashtëzakonshëm. Ky është shumë i lidhur me vendin tonë, duke qenë edhe dhëndër i yni. Faleminderit për bashkëpunimin e gjithanshëm dhe kohen tuaj qe ndatë me mua sot!”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/