Deputetja Kadaj reagon për mosdhënien e pagave për punëtorët e “Trepçës”
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj, ka thënë se mospagesa e pagave ndaj punëtorëve të “Trepçës” e sidomos kur në pushtet është një parti deklarativisht e majtë, është e paprecedent.
“Për ‘Trepçën’ është folur dhe diskutuar nëpër të gjitha fushatat zgjedhore, mirëpo asgjë apo shumë pak është vepruar. I vetmi veprim konkret ishte nxjerrja e Ligjit nga Qeveria Haradinaj. Sot, Qeveria në detyrë në kohë pandemie ende nuk ka kryer subvencionin që kanë pasur obligim ta përfundojnë madje në muajin mars. E në anën tjetër, si pasojë e pandemisë ‘Trepça’ nuk ka pasur shitje këtë periudhë, plus që ka ra shumë çmimi i koncentratit n bursë. Të gjitha këto bashkë e pamundësuan krijimin e buxhetit për paga”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Faebook” Kadaj.
Ajo u ka bërë thirrje përgjegjësve që të veprojnë dhe të mos rrezikojnë mirëqenien e këtyre 300 familjeve në këtë kohë krize. “Politika s’ka vend në kohë pandemie. Veproni sipas detyrës në mbrojtje të çdo qytetari të Kosovës!”, ka shkruar Kadaj.
/Epoka e re/