Deputetja katalunase, spanjollëve: Ju pëlqen ose jo, Kosova është vend i lirë dhe i pavarur

01 prill 2021 | 18:12

Përfaqësuesja e Kosovës zbriti të mërkurën në fushë ndaj Spanjës mes shumë paragjykimeve të iberikasve, të cilët nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe të lirë.

Madje, për ta respektuar himnin dhe flamurin e Kosovës, u deshën disa “kërcënime” para sfidës nga ana e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, i cili theksoi se ekipi nuk luante nëse nuk do të respektohej.

Të detyruar kështu për ta respektuar këtë pikë, televizioni kombëtar zgjodhi një tjetër formë për ta zbehur Kosovën. Në emrin e vendosur nga regjia binte në sy emri me të vogla i Kosovës. Rreth këtyre ndodhive ka reaguar edhe deputetja katalanase Miriam Nogueras, e cila thekson se do apo nuk do qeveria spanjolle, Kosova është një shtet i lirë dhe i pavarur.

“Duke pasur parasysh mbulimin e njëanshëm të lajmeve të ndeshjes së mbrëmjes, @juntsxcat, po regjistron një peticion duke thirrur drejtuesin e televizionit publik spanjoll për të dëshmuar përpara kongresit. Pavarësisht nëse e pëlqen apo jo qeveria spanjolle, Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet si i tillë”, ka shkruar deputetja katalunase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar për “përkeqësim…