Deputetja Kica, në zgjedhjet e ardhshme do të përfundojë në studio televizive, si analiste

08 shtator 2022 | 00:19

Komentatori e analisti politik, Krenar Shala ka thënë se deputetja Doarsa Kica me largimin e saj nga partia GUXO, do të përfundojë në studiot televizive duke u bërë analiste.

Shala në Info10 ka shtuar se Kica ka vendosur ta ndërroj partinë, pasi që e njëjta nuk ka arritur qëllimet e saj private, shkruan Gazeta10.

“Ka mundësi që zonja në fjalë që ka vendosur ta ndërroj partinë, nuk ka arritur qëllimet e saj private. Dhe në shenjë hakmarrje që ta ndërroj partinë. Qytetarët do ta ndëshkojnë atë. Duhet me marrë mësim, sepse është një numër i madh politikanëve në Kosovë që kanë bërë gjëra të tilla dhe pastaj janë bërë analista”, tha Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtarët e UÇK-së, sot kanë vizituar kullën e Syleman Berishën…