Deputetja Lekaj-Përlaskaj: Kroacia, me mendje e zemër është afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës
Deputetja me origjinë nga Kosova në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ka ndodhur sot në Brod të Kroacisë, ku kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe janë lënduar 45 të tjerë.
Ajo nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka treguar se me dhimbje dhe pikëllim ka marr lajmin për këtë aksident tragjik.
Postimi i plotë i Ermina Lekaj-Përlaskajt:
Me dhimbje dhe pikëllim mora lajmin për aksidentin rrugor të autobusit me shtetas kosovarë, në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci, ku humben jetën 10 persona dhe rreth 30 te tjerë janë të lënduar. Republika e Kroacisë është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës që humben të afërmit, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia më te thella dhe solidarizohem me to.
Republika e Kroacisë e ofron mundësinë e kujdesit kualitativ shëndetësor personave të lënduar dhe shpresojme se udhëtaret e lënduar të shërohen sa më shpejt.
Bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, z. Gezim Kasapollin po shkojmë drejt vendit ku ka ndodhur fatkeqësia.