Deputetja Musliu: As dje, as sot, as nesër, as kurrë në emrin tim
24 dhjetor 2022
| 18:53
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka pri protestës së sotme “Jo në emrin tim”, në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale pas dënimit me 26 vjet burgim për krime lufte të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Ajo në llogarinë e saj në “Facebook” ka postuar disa fotografi të protestës, ku mbi to ka shkruar:
“AS DJE, AS SOT, AS NESËR, AS KURRË NË EMRIN TIM! #LiriaKaEmër #UÇK”, ka shkruar Musliu.