Deputetja Musliu e quan Kurtin “kallauz të kauzave”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka drejtuar akuza ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili pak ditë më parë ka thënë se kjo se “LV-ja është e vetmja parti që i mbron veteranët e luftës”.
Musliu e ka quajtur Kurtin “kallauz të kallauzëve”, duke thënë se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret kundër Gjykatës Speciale. “Përkundrazi, Albin Kurti, dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish-ushtarët e UÇK-së”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Musliut, pa ndërhyrje:
Albin Kallauzi i mbanë “veshët në krahë” se mos po ndodhë diçka në këtë vend, pret pastaj duke fërkuar duartë deri sa të kalojë stuhia dhe tek pasi ka kaluar stuhia del para publikut dhe mbanë ligjërata se si do duhej të veprohej.
Narracioni se gjoja ai është i vetmi që “donë, din dhe mundet” është kulmi i hipokrizisë.
Albin Kallauzi përveç përrallave nuk ka ndërmarre asnjë veprim konkret kundër gjykatës speciale. Përkundrazi, Albin Kurti dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish ushtarët e UÇK-së.
Albin Kallauzi nuk pati guxim të qëndrojë në sallën e Kuvendit dhe te votojë me JO. Doli pasi ishte i sigurt se dalja e tyre nuk kishte asnjë peshë relevante. Sot shitet si kundërshtar i Gjykatës.
Albin Kallauzi dhe VV-ja asnjëherë nuk protestuan kundër kësaj gjykate. Përkundrazi nuk la metodë pa përdorur për të njollosur imazhin e ish ushtarëve të UÇK-së.
Albin Kallauzi shet filozofi se VV-ja na qenka e vetmja parti patriotike në skenën tonë politike por realiteti flet ndryshe. Figurat që mblodhi rreth vetës vetëm patriotë nuk janë.
Albin Kallauzi apelon në popull duke u viktimizuar por nuk do t’ia del dot sepse populli është ngopur me kopallat e tij.
Kallauz, na trego vetëm një veprim konkret për mbrojtjen e vlerave të luftës gjatë kohës sa ishe kryeministër. Për 50 ditë qeverisje na ofro një fakt që na dëshmon se ti vërtetë i përmbahesh asaj që thua.
Kallauz nuk ke lënë asgjë pa përdorur dhe pa e keqpërdorur vetëm e vetëm për të arritur famë personale sepse ty nuk të intereson asgjë tjetër. Ty nuk të intereson jo vetëm VV-ja por as familja jote e lëre më populli i Kosovës.
Ti e pate rastin dhe e lëshove vet sepse ti më se miri e njehë vetën dhe e din që ti as nuk din as nuk donë dhe as nuk mundesh. Aftësia jote e vetme është baltosja e të gjithëve. Për ty vetëm ti je i shenjtë.
Kallauz ti dhe secili në këtë vend duhet të kuptojë që UÇK nuk është pronë individësh, partish apo regjionesh. UÇK është vlerë e kombit, është lavdia e shpirtit liridashës shqiptar. Sado që do përpiqesh në këtë pikë nuk do t’ia dalësh. Je vonë, shumë vonë.